Rreth Nesh
Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 460 dyqanesh në 18 tregje dhe me platformën e shitjeve online. Lindex shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, fëmijë, të brendshme për femra dhe së fundmi edhe me linjën e bukurisë. Si pjesë e vizionit të qëndrueshmërisë Lindex synon një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm përmes fuqizimit të rolit të gruas, mbrojtjes së planetit dhe garantimit të të drejtave të njeriut.
Pjesë e rrjetit të gjerë të dyqaneve të Lindex-it janë dyqanet Franchise që gjinden në 9 tregje ndërkombëtare përfshirë tregun në Kosovë dhe Shqipëri.
Dyqanet ‘Lindex’ në Kosovë gjinden në Qendrën Albi Mall (Prishtinë), Galeria Shopping Mall (Prizren) dhe në Shqipëri, në Tirana Ring Center (Tiranë). Pjesë e strategjisë tonë është zgjerimi i brendit në rajon, në tregun e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021.