Pyetjet e Shpeshta
Si mund ta bëjmë ndërrimin dhe kthimin e artikujve?
Kthimi dhe ndërrimi i artikujve mund te bëhet në dy mënyra:
Në dyqan – ku me vete duhet ti keni artikujt që dëshironi ti ndërroni ose ti ktheni dhe faturën e blerjes;
Përmes postës – duke na derguar e-mail tek customer.service@interex-ks.com
Kthimi i artikujve mund te bëhet ne afat prej 10 ditësh nga dita e blerjes. Ndërsa ndërrimi i artikujve mund të bëhet ne afat prej 30 ditësh nga dita e blerjes.
Ne rast te kthimit apo ndërrimit të artikujve, pagesën e shpenzimeve të postës e merr konsumatori, përveç në rastet kur porosia ka shkuar gabim. Ndërsa, kthimi i artikujve është pa pagesë për artikujt që kthehen në dyqan. Ju si konsumatorë e keni obligim të kujdeseni për artikujt që i posedoni, deri në momentin e kthimit, ndërsa ne do të kujdesemi që artikujt të mos dëmtohen derisa vijnë tek ju.
Kur mund të bëhet kthimi/ndërrimi?
Kthimi i artikujve mund te bëhet ne afat prej 10 ditësh nga dita e blerjes. Ndërsa ndërrimi i artikujve mund të bëhet ne afat prej 30 ditësh nga dita e blerjes.
Si mund dij që është bërë kthimi?
Pasi ti pranojmë artikujt e kthyer, ju do të lajmëroheni për kthimin dhe kur do ta pranoni kthimin e pagesës.
Sa kushton kthimi i artikujve?
Kthimi i artikujve është pa pagesë për artikujt që kthehen në dyqan. Ne rast te kthimit apo ndërrimit të artikujve permes postes, pagesën e shpenzimeve të postës e merr konsumatori, përveç në rastet kur porosia ka shkuar gabim.
A mund ta shfrytëzoj zbritjen e njejtë kur bëj një kthim të artikullit me ofertë?
Nëse gjatë blerjes online e keni shfrytëzuar ndonjë ofertë dhe zgjidhni të bëni kthimin e artikullit/artikujve, oferta nuk mund të shfrytëzohet më.
Si bëhet kthimi i artikujve që zakonisht janë në ofertë, p.sh. “3 për 2”?
Nëse keni blerë disa artikuj që i takojnë një oferte te caktuar, psh artikujt”3 për 2”, ne rast te kthimit duhet të kthehen të gjithe artikujt. Nuk mund të kthehet vetëm një artikull i asaj oferte.
Cilët artikuj nuk mund të kthehen/ndërrohen?
Artikujt që nuk mund të kthehen/ndërrohen janë :
Të brendshmet: mbathjet, sytjenat;
Rroba banjot per femra; dhe
Bizhuteri: Vathët
Kur do të arrijë porosia ime?
Ne mundohemi që dërgesa juaj të arrijë tek ju brenda 24-48 orësh, pasi të konfirmohet porosia nga ana jonë. Gjatë periudhës së ofertave, kampanjave dhe ngjarjeve të ndryshme , koha e dërgesës mund të zgjatet në 3-5 ditë.
Transporti i dërgesave është i mundshëm edhe në Maqedoninë Veriore dhe porosia mund të arrijë brenda 3-5 ditë pune.
Si mund ta bëj një ankesë?
Në Lindex Kosova ju garantojmë që çdo porosi verifikohet para se t’ju dërgohet. Megjithate, nëse një produkt është dëmtuar apo nuk është i duhuri, sigurisht që mund të bëni ankesë. Në rast të pranimit të artikujve të dëmtuara ose me defekt, apo nësë artikujt nuk janë ato që ju keni porositur, ju duhet të kontaktoni Shërbimin për Konsumatorë të Lindex Kosova në datën që e keni pranuar porosinë.
Nëse Konsumatori preferon, ai / ajo gjithashtu mund të paraqesë ankesën e tij / saj në çdo dyqan Lindex në Kosovë.
Pasi Lindex Kosova të ketë marrë mallrat e dëmtuar dhe pasi ankesa të aprovohet, brenda 14 ditësh do ta zëvendësojmë artikullin e dëmtuar ose do të bëjmë rimbursimin në llogarinë bankare të Konsumatorit, përfshirë dhe tarifën e transportit. Nëse nuk e keni mbajtur faturën, ne do ta bëjmë rimbursimin kur të na dërgoni faturën përmes emailit.