Udhëzuesi si të kujdesemi per sytjenat.

Sa shpesh duhet t’i laj sytjenat e mia?

Kjo varet se sa shpesh i vishni sigurisht. Një këshillë e shkëlqyeshme është të keni disa sytjena
që ju pëlqejnë dhe t’i vishni here njërën herë tjetrën, kjo do të thotë që nuk duhet t’i lani ato
shumë shpesh. Larja a rrallë do t’i japë llastikut të sytjenave një pushim midis çdo veshjeje dhe
kështu mund të kthehet lehtësisht në formën e tij origjinale.

A duhet t’i pastroj sytjenat me dorë ?

Përgjigja e thjeshtë është po. Ndikon më mirë në heqjen e papastërtive nga sytjenat dhe që
sytjena juaj të qëndrojë në formë të mirë.
Thjesht vendoseni në lavaman me ujë të ftohtë dhe detergjent të butë, shpëlajini dhe varni që
të thahen.

Çfarë mund të bëj më shumë për t’imbajtur sytjenat e mia në formë të mirë?

Mbërtheni gjithmonë pjesën e pasme për t’u siguruar që asgjë të mos kapet në sirtarin tuaj. Më
pas vendosini ato njëra mbi tjetrën me kupat e drejtuara lart. Kjo do të ruajë formën e tyre.

A mund t’i laj ato në makinë larëse ?

Po, mundeni, por nëse e bëni, gjithmonë sigurohuni që ta vendosni makinën larëse në një cikël
të butë. Dhe ju duhet t’i vendosni sytjenat tuaja në një qese rrobash me rrjetë dhe mos harroni
t’i mos i lani me rroba të rënda.

Si t’i thaj sytjenat e mia?

Pasi t’i keni larë me dorë, vendoseni sytjenat në mes të një peshqiri të pastër për të thithur ujin
e tepërt dhe lagështinë. Sigurohuni që të riformoni kupat kur të keni mbaruar. Me sytjena të
mbushura tërhiqeni butësisht kupen për të shmangur humbjen e formës kur sutjena thahet. Më
pas varni sutjenat për t’u tharë. Asnjëherë mos lejoni që sytjena të varet nga një rrip pasi kjo
mund të shkaktojë shtrirje të panevojshme në pëlhurë.