Bëhu pjesë e Lindex Kosova
Po kërkojmë Asistent/e të shitjes për dyqanin tonë në Albi Mall.
A e keni pasion modën dhe e pëlqeni punën me konsumatorë?
Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtarë të modës dhe zhvillimit të karrieres tuaj, pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.
Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 460 dyqanesh në 18 tregje dhe me platformën e shitjeve online. Lindex shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, fëmijë, të brendshme për femra dhe së fundmi edhe me linjën e bukurisë.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit të Lindex Kosova dhe i plotësoni kriteret e mëposhtme, dërgoni CV-në tuaj në adresën e postës elektronike: hr-lindex@interex-ks.com
Pozicioni i punes: Asistent/e të shitjes
Lokacioni: Albi Mall – Prishtinë
Konkursi vlenë deri me date 19.10.2021
Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:
- Kujdesja dhe shërbimi ndaj konsumatorëve.
- Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja.
- Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan.
- Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve dhe dokumenteve zyrtare të Lindex – Sudi për këtë pozicion të punës.
- Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan.
Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:
- Diploma e shkollës së mesme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezentimit.
- Kanditatet me njohuri në gjuhën angleze kanë përparësi.
- Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
- Njohuri rreth fushës së modës.
- Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor, me pozitivitet.
- Aftësi në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.
Përvoja e punës:
- Përvojë minimum 3 vjeçare në fushën shitjes dhe të modës.
- Përvojë pune në pozicionin e Asistent -it/es së shitjes.
Vlerësimi i përformancës:
- Përformanca gjatë punës në ekipi.
- Përformanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës.
- Përformanca dhe veprimet sipas vlerave të brendit Lindex.
- Përformanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së Lindex lidhur me kete pozicion.